Një aksident i frikshëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në Lushnje.

Aksidenti ka ndodhur në by-passin e Lushnjes rreth orës 2 e 30. Në aksident janë përfshirë dy mjete, një autoveturë tip benz dhe një kamion.

Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme përplasja ka qenë e fortë dhe të dy automjetet kanë përfunduar të përmbysura jashtë korsisë së rrugës.

Si pasojë e kësaj përplasjeje drejtuesi i mjetit tip benz, shtetasi Dorian Lika, ka marrë plagë të rënda. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë 34-vjeçarin nga makina. Ai është dërguar në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Flash Lajme

Më të lexuarat