Policia greke ka zbuluar një laborator të falsifikimit të dokumenteve në Ilioupoli në afërsi të Athinës. Ndërkaq, në pranga ka rënë një 50-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për falsifikim.

Ndërsa mediat greke raportojnë se shqiptari, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur u arrestua jashtë banesës së tij në Ilioupoli.

Policia i gjeti shqiptarit tre karta identiteti greke, një pasaportë greke, një leje qëndrimi greke dhe tre patentat greke, të gjitha të destinuara për tu shitur. Po ashtu iu gjetën edhe 4040 euro.

Pas hetimeve u zbulua se shqiptari kishte ngritur një punishte në shtëpinë e tij, ku prodhonte dokumente të falsifikuara.

Pas kontrolleve në rezidencën e tij u sekuestruan, 7 laptopë, 11 printerë, 49 karta identiteti, 39 pasaporta, 90 leje drejtimi dhe dokumente të vendeve të tjera. Shqiptari i arrestuar iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë greke.

Flash Lajme

Më të lexuarat