Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu nëpërmjet një postimi në rrjete sociale shkruan se Shqipëria do të shpëtojë nga gremina vetëm kur të arrestohen Meta, Berisha dhe Basha.

Sipas tij ata janë fajtorët e vërtetë të gjendjes në të cilën ndodhte vendi, kanë përgjakur, shitur e vjedhur shqiptarët ndër vite.

Postimi i plotë:

Shqipëria ka vetëm dy zgjidhje që të dal nga gremima ku ka rrëshqitur.

Nuk janë as zgjedhjet dhe as rotacioni.

Nuk janë as dialogjet dhe as revolucioni.

Të dyja nuk do e përmbysnin sistemin, madje përkundrazi do e konsolidonin.

Rotacioni dhe revolucioni janë marrë peng nga Berisha dhe Meta, dhe të dyja nuk do sillnin evolucion por riciklim të xhaketave të vjetra.

Kur Amerika kishte president George Bush ne kishim President Sali Berishën.

Amerika e nxori në pension, por ne e mbajtëm Berishën.

Iku Bushi dhe erdhi Bill Klinton, por Shqipëria mbante sërish në krye Berishën.

Klinton doli në pension dhe zgjodhi djalin e Bushit President, por Berisha ende vazhdonte në politik madje kryeministër.

Bushi vogël doli në pension dhe erdhi Obama, pas Obamës me dy mandate erdhi Trump.

Obama doli në pension madje edhe Bushi i madh vdiq por Berisha dhe Meta janë aty.

Amerika ndërroi 6 president dhe i nxori në pension, ndërsa Shqipëria kërkon riciklimin dhe rikthimin e Berishës dhe Metës sërish.

Nuk largohen as Berisha, as Basha, as Meta dhe për rrjedhojë as Rama.

Ky i fundit justifikohet duke thënë, ata s’kanë vota dhe smund riciklohen.

Votat askush nga të 4 nuk i numëron dhe nuk i respekton.

Pa i hyrë në peshore se kush vjedh më shumë vota, mjafton fakti që të 4 këta gënjyen për votat e emigrantëve dhe sot 48% e votuesve bojkotojnë jo nga dëshira por se punojnë dhe jetojnë jashtë Shqipërisë.

Sot të 4 Berisha-Meta-Rama-Basha janë ndër politikanët më të pasur në Europë.

Të 4 kanë qenë të varfër. Nuk ju ka lënë pasuri as babai dhe as gratë e tyre.

Nëse Vetingu që sot bëhet për gjyqtarët do përdorej edhe për politikanët këta të 4 nuk do vazhdonin dot punën por do dilnin në pension.

Të 4 janë mijra herë më të pasur se çdo gjyqtar apo prokuror që po shkarkohen edhe për një auto-veturë Golf 5 që kushton 4.000 euro.

Të 4 janë më të pasur dhe më të korruptuar se ish-kryeministri maqedonas që u dënua për një Mercedes, se ish-kryeministri kroat që u arrestua për një tender rrugësh, se ish-kryeministri rumun që u burgos për 52.000 euro.

Të 4 kanë me qindra raste korrupsioni, madje Lulzim Basha ka më shumë dosje në prokurori se çdo i pandehur ordiner që vuan në burgjet shqiptare.

Aktualisht ai ka 5 dosje penale të hapura brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Aq të korruptuar janë këta të 4 sa janë implikuar edhe familjarët e tyre në hetime dhe gjykime.

Unë e kuptoj që secili prej tyre konsiderohet burr i mirë nga një grup njerzish militant që kanë përfituar prej tyre vende pune aktualisht apo në të shkruarën.

Unë e mirkuptoj dhe faktin që këta të 4 mund të kenë merita për zhvilllime të ndryshme në Shqipëri.

Unë kuptoj edhe faktin që këta të 4 mund të jemë copëza të historisë shqiptare.

Por të 4 këta refuzojnë me dhunë të largohen nga politika sepse kanë frikë që humbin gjithë plaçkēn e vjedhur.

Ata nuk largohen as me votë dhe as me dialog. Ata nuk respektojnë as votë brenda partie dhe as jashtë partie.

Tē 4 janë deklaruar se do qëndrojnë në politikë deri sa tē vdesin.

Ata nuk e njohin moshën e pensionit si në çdo profesion tjetër.

Ata mund të kenë merita por jo të legjitimojnë vjedhjet dhe pengmarrjen e sistemit.

Ata s’janë burra më të mirë se i ndjeri Kancelari Kohl i cili ndonse pati meritēn historike të bashkoj dy Gjermanitë dhe forcojë Europēn, por sërish doli para drejtësisë për 1 milion marka financim jo transparnet për CDU.

Ai doli në pension sepse populli gjerman nuk e justifikoi abuzimin me faktin që ai bashkoi gjermanitë.

Korrupsioni i 4-shes famkeqe shqiptare nuk mund justifikohet as se na futën në NATO dhe as qē na hoqēn viza shengen.

Vjedhja e tyre nuk mund pranohet as se prishën kioskat dhe as që morën 1 milion vota.

Shqipëria ka vetëm dy rrugë që të shpëtoj nga humnera dhe mos shkoj në konflikt civil.

Këta të 4 ose duhen arrestuar, ose duhen falur dhe amnistuar.

Arrestimi për shumë kohë do jetë i vështirë, jo sepse prokurorët s’kanë këllqe pasi kjo mund të realizohet nga ndërkombëtarët por problemi më i madh është se këta të 4 akoma dashurohen nga mijra shqiptarë të prapambetur në tru dhe metalitet.

Ende shqipria ka me mijra idiotë që mendojnë se gjithē bota është e korruptuar, nga Amerkia deri në Europë, nga BE deri në OSBE, nga OKB deri në çdo mabasadë, por e kanë të vështirë të besojnë se Sali Berisha ka më shumë lekë se të gjithë kēta bashkë. Ata ndoshta besojnë që çdo ambasador korruptohet por Monika është e ndershme.

Në këto kushte arrestimet mund të jenë të vështira, prandaj mbetet edhe një alternativ që ti amnistojmë të 4 këta pesona me kushtet që:

– të largohen përfundimisht nga politika

– mos tentojnë të rikthehen në 7 breza në politikë

– mos rishfaqen më në mediat apo portalet që 90% janë pronë e tyre

Arrestimi do ishte zgjidhja më e mirë por me atē pasuri përrallore që ata kanë do e blenin drejtësinë ashtu siç u shpall Ilir Meta i pafajshëm dhe u rikthye si hero duke u votuar President, prandaj kam bindjen se vetëm nga amnistia do shpëtonte Shqipëria.

Flash Lajme

Më të lexuarat