Policia e Beratit ka vënë në pranga tre të rinj ndërsa një i katërt me banim në Vlorë është shpallur në kërkim pasi akuzohen për vjedhjen e dy banesave.

Sakaq, në kuadër të operacionit të koduar “Drenovica”, në pranga janë vënë shtetasit F.J 23 vjeç, S.S 33 vjeç dhe K.M 25 vjeç, ndërsa A.L 26 vjeç mundi ti shpëtonte uniformave blu.

“Këta shtetas gjatë natës, kanë vjedhur në banesat e shtetasve U.V dhe R.V banues në fshatin Drenovicë, Berat, një shumë e konsiderueshme para por janë konstatuar nga pronarët e banesës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë” thotë policia.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të policisë Rrugore, të cilat pas marrjes së njoftimit, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve të lartpërmendur që ishin fshehur në një kanal.

Materialet për veprime të mëtejshme u kaluan në Prokurorinë e Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për vepër penale “Vjedhja, në bashkëpunim”.

Flash Lajme

Më të lexuarat