Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Divjakë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një person.

Sakaq, sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se ka humbur jetën 57-vjeçari A.M, i cili ka qenë duke drejtuar mjetin ndërsa i plagosur ka mbetur djali i tij.

Rr. M.

Informacion paraprak i policisë:

Sot rreth orës 05:30, në vendin e quajtur “Tre urat” Çermë Sektor, shtetasi A.M, 57 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka gjetur vdekjen në vend drejtuesi i mjetit dhe është dëmtuar djali i tij shtetasi Rr.M, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.

Flash Lajme

Më të lexuarat