Në toponimet e hershme quhej:”Olympe” pagëzuar ndoshta për vajzën e mbretërit Pirro. nga periudha e antikitetit, në këtë zonë të njohur në luginën e Shushicës, ka qytete dhe fortesa të cilat ishin pjesë Koinonit

Gezim Llojdia, *Autori ka drejtuar parqet arkeologjike të  Vlorës.

1.

Qyteza antike e Olympes, në fshatin Mavrovë, 40 km në juglindje të Vlorës. Në toponimet e hershme quhej:”Olympe” pagëzuar ndoshta për vajzën e mbretërit Pirro. Në një toponim tjetër gjendet Mavrovë-Fitorë. Para do kohësh ndërmorëm një ekspeditë, në lartësinë 285 metra, ku gjendet qyteti i heshtur Olympes. Sipas të dhënave që kishim nga periudha e antikitetit, në këtë zonë të njohur në luginën e Shushicës, ka qytete dhe fortesa të cilat ishin pjesë Koinonit. Një ndër këto është Olympia qytet tjetër i Koinonit Amantia, rrënojat e të cilës ndodhen në fshatin e sotëm Mavrovë në anën e djathtë të lumit Shushica kur rrjedh lumi  thotë ,N.Ceka te:” Qendrat e fortifikuara të Amantias”. Olympe shtrihej mbi një kodër me një sipërfaqe prej 13 ha dhe ishte qytet i pajisur edhe me akropol. Olympe i kishte organizuar institucionet e saj sipas modelit epirot. Në krye të qytetit ishte nëpunësi më i lartë ekzekutiv i njohur me emrin Politarkes. Ai ndihmohej nga një kolegj nëpunësish të quajtur Synarkontë si dhe nga Gramateusi (sekretari). Emrin, Olympe, mendohet se e mori nga vajza e Mbretit Pirro, Olympia. Këtë variant e hodhi për herë të parë arkeologu Hasan Ceka, Olimpeu u identifikua nga arkeologu  me orgjinë nga ky fshat, Burhan Dautaj, i cili gjatë gërmimeve të zhvilluara në vitet 1960 gjeti tetë monedha me mbishkrimin:” Olympiastan”. Duke vlerësuar potencialin historik bashkia e Vlorës e ka përfshirë këtë qytete në listën e objekteve historike me gjurme antikiteti dhe të vizitueshme .Të tilla janë ato të “Shpellave të Velçës”, “Shpellave të shkruara të Lepenicës” (nga më të rrallat në Ballkan e Mesdhe), “Shpellat e Spilesë” (Himarë) apo “Mozaikët e Mesaplikut”, pasuri e rrallë kombëtare. Vendbanimet tumulare të Vajzës, Dukatit, Mavrovës, “Pitosa” të Mallkeqit tregojnë për autoktoninë dhe vazhdimësinë etno-kulturore të ilirëve në periudhën e bronxit dhe të hekurit. E njëjta gjë, dëshmohet edhe në vendbanimet e tjera të lashtësisë që janë qytete, si: Amantia, Olympia, Kanina, Himara, Cerja, Armeni, Hadëraj, Triporti etj.

2.
Qytet tjetër i Koinonit Amant ishte Olympe shtrihej mbi një kodër me një sipërfaqe prej 13 ha, dhe ishte qytet i pajisur edhe me Akropol. Por ndryshe nga Amantia, organizimi politik i së cilës ishte sipas Koinonit, Olimpe i kishte organizuar institucionet e saj sipas modelit epirot. Në krye të qytetit ishte nëpunësi më i lartë ekzekutiv i njohur me emrin Politarkes. Ai ndihmohej nga një kolegj nëpunësish të quajtur Synarkontë si dhe nga Gramateusi (sekretari). Epiri ka qenë dhe është Shqipëria jugore e Faik Konices gjejmë faktin që flet për epirotët. Faik beu ka gërmëzuar: Straboni na mëson se epirotët nuk flisnin greqisht, ata ishin të huaj. Po citoj fjalë e tij: (fjalët e Strabonit në greqisht) Kjo është shumë e qartë apo jo. Straboni na thotë se kombet epirotas ishin barbarë domethënë të huaj për racën dhe gjuhën greke (Veprat e Strabonit, VII, 6-13, faqe 267. Botim i Dübner Müller).

3.

Emrin Olympe, qyteti mendohet se e mori nga vajza e Mbretit Pirro, Olimpia. Këtë variant e hodhi për herë të parë arkeologu Hasan Ceka, qyteti u identifikua nga arkeologu Burhan Dautaj, i cili gjatë gërmimeve të zhvilluara në vitet 1960 gjeti tetë monedha me mbishkrimin :”Olympiastan”. Zhvillimin më të madh Olympe e arriti në vitet 229-148 P. K. me nxjerrjen e monedhave, të cilat përdoreshin vetëm brenda ekonomisë së këtij qyteti. Ato kishin simbole të ngjashme me monedhat e Apolonisë, Amantias dhe Bylisit. Interesant është fakt, i se autorët antikë heshtin për praninë e këtij qyteti, i cili ndeshet vetëm te Stefan Bizantini, që e përmend te vepra e tij, “Mbi qytetet dhe popujt “.

4.

Kalaja ne fshat. Ka marrë statusin e trashëgimisë kulturore në vitin 1963. Gjurmët e të cilave në i gjetëm edhe pas kaq kohësh aty sipër rrugës automobilistike në kthesën e parë tek varrezat, kur vjen nga gryka dhe 100m më poshtë, kur je nisur nga qyteti bregdetar. Fshati, aktualisht sot mban emrin :”Mavrovë” . Ndërsa toponimi i saj e hershëm Olympe  ka mbajtur qyteti me monedhën e vet, është vetëm historik . Vendasit kanë filluar ti rivënë emrin Olympe shoqatës së fshatit të tyre, ndonjë lokali e magazinë dhe kjo është fare pak në krahasim me historinë e kësaj qendre që i ka rezistuar rrebesheve. Muret e saj i gjetëm 285m lartësi mbi nivelin e detit. Poshtë është Shushica , që rrjedh në buronja të Kuce me gjatësi rreth 85 km me derdhje në Vjosë. Përkarshi ka fshatin Lapardha. Poshtë në Sirokëmbë fusha e saj shtriqet deri tek ura në Sklap. Ka ullinj shekullorë. Aty nga vitet ’88 kam takuar arkeologun Llambi Durollin në Mavrovë. Nga shkolla e fshatit zbritëm poshtë tek udha. Më tregonte për vendbanimin e hershëm dhe monedhën e saj. Në rrjedhën e Shushicës ka edhe një vendbanim si: Cerja rreth 60 km nga qyteti i Aulonës dhe ka shërbyer më shumë si qendër e fortifikuar për kontrollin e rrugëve, që mbronin nga largësia. Arkeologë,t thonë se :”Një popullsi ilire ka jetuar pikërisht këtu, prej epokës së bronzit”. Mirëpo, ajo që na kishte tërhequr më tepër qe kalaja e Mavrovës. Rruga ishte përmirësuar nga qendra e fshatit, deri në lagjen Çakallovaj ku u ndeshëm me gjurmët e para të kalasë. Kalaja shtrihet në një sipërfaqe të rreth 13 ha, vendi dhe gjurmët e saj shfaqen diku heshtin dhe zhduken .Lagjja ku shkuam në fillim, kishte vetëm disa banorë, ndërsa ndërtesat ishin ruajtur .

5.

Kalaja në Rrethun. Ndërkohë, që të dhënat më të sakta për këtë kala, i gjetëm tek një shkrimi i autorit vendas Burhan Dautaj. Ishte arkeologu, që ka gërmuar në këtë qytet kur u formësua mendimi për ekzistencën e tij,  i cili shprehet kështu: “Kërkimet filluan në dy pika: brenda mureve rrethuese të qytetit në skajin më jugor të majës së e Rrethunit dhe në nekropol. Nga veri-perëndimi ndërpritet prej rrugës këmbësore, që lidh lagjen Ymeraj me Cakallovaj, deri sa bashkohet me traktin në pikën C.”Ky trakt i ruajtur në lartësinë e tri radhëve (lartësi 2 m. dhe gjatësi 12 m) është ngritur nga blloqe trapezoidal e katërkëndesh, me faqe pak të sfumuara .Në fasadën e tij dallohen gurëlidhësit tërthore, që përforcojnë strukturën e brendshme të murit. Këtu muri bën një kthesë në kënd të drejtë, për tu ngjitur përpjetë shpatit perëndimor të kodrës, ndërpritet nga rruga këmbësore,që lidhë lagjen Shahaj me Cakallovaj, për tu lidhur me traktin në pikën D . Trakti me gjatësi 21 m, lartësi 3.25 m dhe gjerësi 2.80 m, është ruajtur  në  gjendje relativisht të mirë, me përjashtim të mesit të tij ku ka çarje e shkarje nga themeli. Muresa është ngritur nga blloqe gur gëlqeror dhe shtufore, pjesërisht të punuar me faqe trapezoidale dhe katërkëndëshe të gufuara në pjesën e dukshme të tyre. Blloqet kanë këto përmasa: 0.62 x 0.46 m; 1.08 x 0.60 m; 1.60 x 0.60 m; 1.80 x 0.60 m. Rreshtat në përgjithësi janë në linja të drejta me ndonjë shkallëzim që u është imponuar ndërtuesve me sa duket, edhe nga pjerrësia e madhe e terrenit. Duke filluar nga fundi në rreshtin e tretë, shfaqen gurëlidhësit tërthorë të vendosur në distanca të ndryshme, që lëvizin nga 2.85 deri në 3 m. Themeli i ngritur nga blloqe të papunuar ku duken qartë gjurmët e nxjerrjes së tyre nga gurorja, është lënë si thembrat me një dalje 0.15-0.20 m nga muri. Nga qoshja ku trakti merr kthesën nga lindja, muri me gjatësi 23 m i është nënshtruar një rindërtimi, që shkon deri në themel . Në vendin me emër toponimik “Çezma e plakës”, lartësia e murit sipas arkeologut, Burhan Dautaj “arrin në katër radhë gurësh, ndërsa më tej kap lartësinë e 6-7 radhëve”. Në këtë zonë, forma e gurit është ruajtur mjaft mirë.

6.

Në vendin e emërtuar: “Maja e rrethonit”, gjendet masivi shkëmbor, ku sipas arkeologëve është marrë materiali për të ndërtuar muret e kalasë së qytetit antik. Bazuar në të dhënat e disa studimeve, ky mur ka ngjashmëri me muret e tarracimit në akropolin e Dimalit, të përdorur dhe për mbështetjen e çative në godinat e shekullit II pr .Krishtit. Gjurmët e para të kalasë hasen në lagjen e emërtuar “Cakallovaj” dhe vazhdojnë përgjatë kopshteve private, ndërsa sipërfaqja brenda mureve rrethuese të kalasë së Mavrovës arrin në rreth 13 ha, duke e renditur Olimpen mes qyteteve mesatare të antikitetit”. Ç’ka thotë studimi:”Shek.3 e gjen kryeqendrën ekonomike e kulturore të Koinonit, Matohasanajt, Cerjas, Hadëraj”. Janë të gjitha qëndra që shtrihen gjegjësisht,gjithandej si në veri dhe në lindje të kryeqendrës. Lajmi I arkeologu shqiptar, S.Anamalit është:”Prova e sjellë nga Ugolini se në afërsi të Plocës mungojnë rrënoja të tjera të lashta, sot nuk mund të përdoret si argument, në vitet e pas çlirimit rreth Ploçës janë zbuluar tepricat e tre qyteteve të tjera të fortifikuara, bashkëkohës me atë të Plocës, dhe pikërisht në Matohasanaj, në lindje të Ploces, në luginën e Vjosës, në Cerje në jugë dhe në Olympe, në perëndim, të dyja në luginën e Shushicës. Por është edhe Olympe ose Mavrova e sotme me kalanë në “Majën e Rrethunit” dhe kështu katër qytete të radhitura në Sira, Bylys, Amantia, Oriku,Triporti dhe Olimpe .

Flash Lajme

Më të lexuarat