Ambasadoreja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber ka publikuar në Twitter një qëndrim ë Ndihmëssekretar shteti për Euroazinë, Philip Reeker. Gjatë një konference të Këshillit Atlantik, Reeker ka deklaruar se Shqipëria duhet të përdorë institucionet e saj në mënyrë që të kalojë situatën politike në të cilën ndodhet.

Bojkoti i opozitës sipas ndihmëssekretar shteti për Euroazinë, nuk ishte ajo që shpresonte SHBA.

“Shqipëria duhet të përdorë institucionet e saj në mënyrë që të kalojë situatën politike në të cilën ndodhet. Bojkoti nuk është ajo që shpresuam të ndodhte.
Ata duhet ta zgjidhin këtë situatë brenda kornizës kushtetuese”, ka deklaruar Reeker.

Flash Lajme

Më të lexuarat