Konfindustria i kërkon qeverisë të tërhiqet nga dhënia me koncesion e shërbimit të kontrollit të aparateve matës të karburanteve.

Administratori i Përgjithshëm, Gjergj Buxhuku përmes një njoftimi për shtyp vlerëson se procesi është i paligjshëm dhe në kundërshtim të plotë me interesin publik.

Me këtë koncesion sipas Konfindustrias në treg krijohet një kompani private monopol. Ajo do ti marrë buxhetit të shtetit rreth 70 milion euro ndërkohë që investimi që do të kryhej arrin 500 mijë euro.

Buxhuku thotë se koncesionari privat mund të lidhë marrëveshje të fshehta me operatorë të caktuar për të abuzuar me volumet e shitjes në dëm të konsumatorëve. Këto volume përllogarit Konfindustria, aktualisht shkojnë në vlerat 20-25 milion euro/vit.

Flash Lajme

Më të lexuarat