Inaugurohet shtëpia e re e drejtësisë. Godina që do të ketë vendndodhjen e saj te ish-Fusha e Aviacionit, do të vendoset administrata e KLP-së dhe KLGJ-së. Kjo godinë do të emrërtohet si “Poli i Drejtësisë”.

Inaugurimi u bë sot, në 3-vjetorin e miratimit të Reformës në Drejtësi.

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë shumë personalitete, si e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë, Leyla Moses-Ones, shefja e ONM-s Genoveva Ruiz Calavera, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj si dhe drejtuesit e KLP, Gent Ibrahimi, KLGj dhe Magjistraturës.

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Genti Ibrahimi gjatë fjalës së mbajtur në këtë ceremoni, u shpreh se lajmet nga drejtësia fatkeqësisht i ngjajnë një buletini lufte, që nga vettingu, vonesa dhe reminishenca të kaluara, të cilat edhe sot i ngatërrohen nëpër këmbë drejtësisë së re.

Ne bëmë çmos që ta organizonim sot këtë ceremoni, pikërisht sot në ditën e përvjetorit të amendamenteve kushtetuese që celën siparin e reformës në drejtësi. Deshëm që sot t’ju tregojmë shtëpinë tonë të re si dhe të ndaj me ju emocionin e betimit të magjistratëve të rinuj. Janë dy momente me ngarkesë të lartë, simbolike pozitive, që vijnë pas një kohe të gjatë, kur lajmet nga sistemi i drejtësisë për fat të keq i ngjajnë një buletini lufte. Një buletini me vetting, me vonesa me reminishenca që nga e kaluara që ende i ngatërrohet nëpër këmbë instutucioneve të reja. Linjat e hijshme dhe të drejta të kësaj godine të simbolizojnë sistemin e drejtësisë në këtë vend“, u shpreh Ibrahimi.

Flash Lajme

Më të lexuarat