Tre ditë më parë një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Elbasanit. Mësohet se një 18-vjeçar është përdhunuar. Mësohet se i riu nga një fshat i Elbasanit ka qenë me probleme mendore dhe është përdhunuar nga një 42-vjeçar.

Nga policia informohet se personi është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij.

 “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas  kallëzimit të bërë nga një 18-vjeçar, menjëherë kanë bërë shpalljen në kërkim të një 42-vjeçari, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”

Policia po vijon punën për kapjen e ndalimin e tij.

Nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen të gjitha veprimet ligjore për dokumentin e kësaj vepre penale. Për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.

Flash Lajme

Më të lexuarat