Ish-drejtuesi i Qarkut të Shkodrës, Ditmir Bushati ka reaguar lidhur me propozimin e kryeministrit Rama për ta larguar atë nga ky post.

Bushati, në një prononcim për mediat deklaroi se nuk është e rëndësishme nëse ka apo jo një post në PS, por rëndësi kanë idealet për të cilat lufton.

“Faleminderit për durimin dhe pritjen, të jeni të qetë se do kemi komunikime të tjera, nuk ka rëndësi posti, rëndësi ka për çfarë çështjesh luftoj e punoj, mungesa e ofiqit më ndihmon të çoj përpara projektet për të cilat jam angazhuar”, tha ai.

Në vendin e Ditmir Bushatit, do të jetë kryebashkiaku i ri i Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Flash Lajme

Më të lexuarat