Pavarësisht rritjes së numrit të turistëve të huaj, Shqipëria është ende larg një turizmi elitar që t’i sigurojë të ardhura të konsiderueshme në ekonomi.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se turistët qëndrojnë mesatarisht në Shqipëri 4,3 ditë, ndërsa shpenzimet mesatare ditore të tyre llogariten në 52 euro për person.

76% e turistëve preferojnë të akomodohen në hotele dhe pjesa dërrmuese, më saktësisht 81% përdorin si mjet transporti, makinën private.

Shqipëria preferohet kryesisht nga turistët e rajonit, si Kosova, Maqedonia, Greqia, Mali i Zi, Italia, Polonia etj. Edhe pse këta të fundit kanë pësuar ulje këtë vit, për shkak të shtrenjtimit të paketave tona turistike.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All