Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka dalë përballë Gjykatës së Tiranës ku dëshmoi në procesin gjyqësor për çështjen “Babalja”.

Alibeaj deklaroi para trupës gjykuese se në cilësinë e deputetit të PD dhe drejtorit të Departamentit për Rendin dhe Sigurinë publikoi audio-përgjimin bashkë me kolegët Ervin Salianji dhe Gazment Bardhi.

Ai ka thënë se me Albert Veliajn, i njohur ndryshe si Babalja, ishte takuar vetëm ditën kur ishte shfaqur video dhe nuk kishte njohje të mëparshme.

I pyetur nga prokurorët e çështjes nesë kishte verifikuar apo jo autenticitetin e videos, Alibeaj tha se nuk kishte laborator për një gjë të tille por nisur nga ajo që denoncohej krijohej nga analiza e fakteve që pohoheshin meritonte të bëhej publik.

I pyetur nga avokatët nëse ka pasur një konspiracion në këtë çështje, Alibeaj shtoi se nuk ka pasur ndonjë qëllim të fshehtë për të goditur dikë personalisht qoftë edhe Fatmir Xhafajn. Në këtë seancë pritej të dëshmonte dhe ish deputeti Gazmend Bardhi por sipas Alibejat ai nuk mund te paraqitej pasi ndodhej në një tjetër aktivitet politik

Flash Lajme

Më të lexuarat