Sekretari për Çështjet Ligjore në PD-në Çlirim Gjata i ftuar në RTV Ora tregon planin e FNSH-së  për mesnatën e sotme në Teatrin Kombëtar.

“Ju tregoj unë cfarë po ndodh pasditen e sotme.

Policia ka ndarë në dy skalione. Një ku ndodhemi ne dhe salla e TK. Aktorët kanë hyrë brenda për të ruajtur dhe një pjesë janë qytetarë. FNSH nuk lejon bashkimin e qytetarëve. Sipas informacioneve FNSh do hyjë me dhunë dhe do nxjerrin artistët, do të zbrasin sheshin dhe do ta marrë policia.”

Gjata i bën thirrje protestuesve të mos largohen

“Ata protestues të mos lëvizin aty sepse janë në mbrojtje të mbrojtësve të Teatrit. Do i kërkoja qytetarëve të Tiranës të na ndihmojnë se mund të shkojmë në një tragjedi shumë të rëndë nëse vazhdon kështu. Nuk lejohej nga policia që të fuste ujë dhe ushqime brenda Teatrit. Dikush ka bërë një plan ushtarak, në mënyrë Edi Ramiste, për të nxjerrë artistët përjashta nga godina e Teatrit Kombëtar. “

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All