Një 22-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri me vete është arrestuar në flagrancë nga Policia në Shkodrës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe 16 fishekë luftarak.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, pas informacionit të marrë nga qytetarët se në fshatin Grudë janë dëgjuar të shtëna armësh, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e personit që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative shërbimet policisë kanë  ushtruar kontroll fizik në një lokal ku dyshohej se ndodhej dhe personi që kishte qëlluar me armë.

Gjatë kontrollit fizik  të shtetasit P. Th. 22 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, Policia i gjeti  dhe sekuestroi  një armë zjarri Pistoletë  me 16 fishekë luftarak.

Nga veprimet e kryera rezultoi se ky shtetas kishte qëlluar në ajër me armë zjarri në fshatin Grudë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e  municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Flash Lajme

Më të lexuarat