Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka uruar kongresmenin John Ratcliffe për emërimin e tij nga presidenti Donald Trump si drejtor i ri i DNI-s.

Ratcliffe njihet si mik i madh i shqiptarëve dhe mbështetës i palëkundur i Kosovës.

Mediu shkruan në urimin e tij se kongresmeni Ratcliffe është mik familjar i Ismet Ismajlit, dhe sekretarit të përgjithshëm të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në SHBA.

Mesazhi i kreut të PR-së, Fatmir Mediu:

Pata kënaqësinë të uroj mikun tim, kongresmenin John Ratcliffe si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare të SHBA.

John është një mik i shqiptarëve dhe sidomos në mënyrë të veçantë mik familjar i Ismet Ismajlit.

Flash Lajme

Më të lexuarat