Është shpallur në kërkim për të kryer dënimin e mbetur shtetasi Lulzim Caka. Pas hetimit të kryer rezultoi se Lulzim Caka është liruar 4 muaj e 22 ditë përpara shlyerjes së plotë të dënimit, të cilin po e kryente në burgun e Lushnjes.

Lirimi i tij i parakohshëm i kushtoi arrestimin Judmir Shurdhit me detyrë Drejtor i IEVP-Lushnjë, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Llazar Mino, me detyrë kartelist pranë IEVP Lushnjë. Gjithashtu u shkarkuan dy punonjës të përfshirë në këtë ngjarje.

“Grupi i hetimit, gjatë orëve të natës ka kryer veprimet hetimore dhe proceduriale, në administrimin e provave, pyetjen e stafit administrativ, drejtorin e IEVP Lushnjë, kartelistin pranë këtij institucioni, shqyrtimin e dokumentacionit në IEVP Lushnjë dhe dosjes penale të të dënuarit Lulzim Caka. Në përfundim të këtyre hetimeve, ka rezultuar se shtetasi Lulzim Caka është liruar nga IEVP-Lushnjë 4 muaj e 22 ditë përpara shlyerjes së plotë të dënimit, për shkak të përllogaritjes në mënyrë të gabuar nga ana e kartelistit të IEVP Lushnjë dhe lëshimit të urdhërit të lirimit në mënyrë të kundraligjshme nga Drejtori i IEVP Lushnjë”- deklaroi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Ai kishte për të kryer dënimin me 25 vite burg.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All