Akovati i njohur Spartak Ngjela, ka reaguar përmes një postimi në Facebook për heqjen e vizës nga SHBA për kryebashkiakun Vangjush Dako. Pa përmendur emra, avokati shkruan se ky është vetëm fillimi i reformës në drejtësi që drejtohet nga forca e politikës amerikane.

Postimi i plotë:

Tani që Shqipëria dhe shqiptarët janë mu në prag të shpëtimit të tyre historik, është mirë të kujtojmë historinë.

l.
Kemi bërë luftë historike kundër hordhive osmane, kur kemi qenë në këto troje 4 milionë shqiptarë në luftërat kastriotiane, me Gjergj Kastriot Skënderbeun në krye, tani një hero kombëtar dhe një figurë e madhe e historisë botërore…
Pastaj? Na kanë pushtuar… dhe përsëri gjallë mbetëm, sepse kishin shqiptarë të mëdhenj që na kanë mbrojtur, por…

Na kanë luftuar me tmerr në 200 vjetët e fundit. Na kanë genociduar dhe na kanë shpërngulur nga trojet tona në favor të të ashtuquajturve grekë që kanë ardhur nga Anadolli e janë vendosur në trojet tona; dhe sllavëve të jugut. Na kanë marrë 100 mijë km2 territor me zjarr dhe krim sllavët e jugut dhe grekët, në aleancë me Rusinë dhe Francën. Kemi mbijetuar në 28 mijë km2, dhe me këtë shtet kemi shpëtuar gjuhën. Por, kemi marrë para 20 vjetësh edhe një shtet tjetër shqiptar. Kemi sot përkrahjen e superfuqisë unike në këtë rruzull dhe dy shtete shqiptarë në Ballkan.

Ndërkohë gjithçka e kemi në favor për të rimarrë historinë tonë të humbur. Por tani shqiptarët i kanë pushtuar shqiptarët që i drejtojnë dhe po i sundojnë me paratë që iu kanë grabitur. Këta grabitës kuptohet se nuk duan të tërhiqen, duke luftuar kundër politikës së madhë perëndimore që po kërkon të rikthejë Arbërinë. Por, çfarë na duhet të bëjmë?

Flash Lajme

Më të lexuarat