Disa ditë më parë doli se numri i hoteleve të Durrësit të regjistruar në booking.com ishte dyfish më madh se sa numri i hoteleve të regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve një realitet i tillë është prezent në të gjithë Shqipërinë.

Minimalisht në booking kemi 200 hotele më shumë se Qendra Kombëtarë e Biznesit, duke sjellë konkurrencë të pandershme.

“Një nga sinjalizimet është edhe portali booking.com të cilët për vijën bregdetare ishin 2100 subjekte. Këto subjekte janë hedhur në planin tonë të punës dhe po kontrollohen një me një për të kuptuar janë apo nuk janë të regjistrua.

Në bazë të informacionit që kemi 1900 janë të regjistruar ndërsa pjesa tjerët jo”, tha Delina Ibrahimaj, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Në shumë raste hotelet nuk deklarojnë numrin real të shtretërve, por ka edhe prej tyre që çmimi i apartamentit të lëshuar me qira në kuponin tatimorë është shumë herë më i ulët se ai real.

Drejtoria e Tatimeve thekson se do të inspektojë çdo subjekt në bregdet deri në momentin që bizneset të regjistrohen pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Flash Lajme

Më të lexuarat