Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Durrës, ku një person është vrarë me armë zjarri.

Deri më tani bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pranë stadiumin, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të 40-vjeçarit, duke e lënë të vdekur.

Viktima është identifikuar si shtetasi Feriz Bardhi. Ai është qëlluar në derën e shtëpisë.

Durrës/Informacion Paraprak

Më datë 01.08.2019, rreth orës 12:55, në lagjen Nr.18, Durrës, persona të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri shtetasin F.B.,40 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, i cili u transportua në Spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Flash Lajme

Më të lexuarat