Ditën e djeshme ka ndërruar jetë në spitalin e djegies plastike, pronarja e argjendarisë ku ndodhi shpërthimi në zonën e ish-bllokut në kryeqytet. Alma Pirra, 43-vjeçarja së bashku me bashkëshortin Sokol Pirra, u plagosën pas shpërthimit të një bombole oksigjeni në argjendari.

Pas shpërthimit, bashkë me bashkëshortin kanë mundur të shkojnë vetë në spital, por megjithëse ka marrë trajtimin e nevojshëm nga mjekët, Alma nuk ia ka dalë t’u mbijetojë plagëve të marra nga shpërthimi.

Kujtojmë se shpërthimi i ndodhur më 15 korrik që i kushtoi jetën 43-vjeçares plagosi bashkëshortin e saj, punonjësen 18-vjeçare dhe dy kalimtarë erdhi nga një gabim njerëzor. Shkak ishte bërë rrjedhja e një bombole të vjetërsuar.

Flash Lajme

Më të lexuarat