Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Kombit në afërsi të Rubikut. Burime bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë 4 automjete, ndërsa raportohet për disa të plagosur.

Mësohet se personat e lënduar në aksident janë shtetas kosovarë, të cilët janë dërguar për mjekim në spital, ku dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërkohë policia po heton për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.

Flash Lajme

Më të lexuarat