Një pushues është mbytur paraditen e sotme në plazhin e Spillesë. Viktima është rreth 60-vjeç, ndërsa identiteti ende nuk dihet.

Pavarësisht detit me dallgë, ai kishte hyrë për t’u larë.

I moshuari u fut në det për të notuar, por dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Një roje plazhi ka ndërhyrë për të nxjerrë burrin në breg, por ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ky nuk është rasti i parë gjatë kësaj verë, pasi edhe më parë janë mbytur pushues në Spille apo Durrës.

Flash Lajme

Më të lexuarat