Në plazhin e Spillesë në Durrës, një 72-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë orëve të paradites.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale M.K, banues në Elbasan, është futur në det dhe dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak.

Vrojtuesi i plazhit ka ndërhyrë me shpejtësi, por pushuesi nuk ka mundur që të mbijetojë.

Ndërkohë në Gjirin e Lalzit është djegur një godinë që shërbente si shtëpi pushimi, dhe disa automjete të ndodhura aty pranë të cilat ishin të parkuara afër njëra-tjetrës.

Flash Lajme

Më të lexuarat