Ditën e djeshme një aksident fatal i ka marrë jetën një 16-vjeçari shqiptar. I riu ka ndërruar jetë pasi u përplas për vdekje nga një makinë tip “peugeot” në Itali.

Ansa, raporton se viktima është 16-vjeçari Veismail James.

Mësohet se makina drejtohej nga shtetasja me inicialet C.S, e cila nuk ishte me kombësi italiane. Gruas, e cila ishte dënuar tashmë për një aksident tjeter, policia i vendosi masën e arrestit shtëpiak.

Rrethanat e aksidentit janë akoma të paqarta.

Burimi: Ansa

/M.Noka- Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat