Autoritetet italiane arrestuan 30-vjeçarin, Klaidi Kaca, i cili ishte në kërkim që me daten 19 korrik.

Autoritetet italiane ndërmorën mëngjesin e dates 19 korrik,  një operacion të koduar “Tuneli”, nga i cili u arrestuan 12 persona, Kaca ishte një nga tre përsonat që ishin në kerkim.

Shqiptari po nisej me traget për në  shqipëri nga bari ku ka rënë në pranga te policisë italiane.

Hetimet janë zhvilluar përmes përgjimeve telefonike dhe mjedisore dhe analizimit të trafikut telefonik.

Pas gjurmimit dhe, kapjes, 30-vjeçari u transferua në burgun e Brindizit.

Ndërkohë, policia është në kërkimi të dy dy shqiptarëve të tjerë .

Burimi: MessinaToday

/M.Noka-Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat