Riaktivizohet sërish zjarri në malin e Gjerë në fshatin Goranxi të bashkisë së Dropullit. Tymi ka mbërritur deri në Gjirokastër, ndërsa po punohet nga të gjitha strukturat për vënien në kontroll të flakëve dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Zjarri vijon prej dy ditësh dhe drejtori i shërbimit zjarrfikës në Gjirokastër, Kujtim Bizhga, në një lidhje për RTV Ora tha se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe dhe se po punohet intensivisht për ta lokalizuar dhe shuar plotësisht zjarrin.

Bizhga: Zjarri ka filluar që ditën e hënë dhe u shua. Ditën e martë u aktivizuar përsëri. U bë izolimi në orën 01:00 të natës së sotme. Janë 60 hektarë kullota të djegura dhe një sasi pishash. Zjarri është aktivizuar përsëri mëngjesin e sotëm. Zjarri është përhapur në një territor shumë të gjerë,  mundësia e përdorimit të automjeteve me ujë është shumë i vogël. Gjithë operacioni po zhvillohet me fshesa dhe pompa shpina. Në afërsi ka dhe objekte kulti të cilat po përpiqemi ti mbrojmë. Mendojmë ta izolojmë zjarrin deri në orën 15:00 të pasdites.Nëse do ta shikojmë të arsyeshme do të kërkojmë dhe ndërhyrje nga ajri. Mund të flasim për zjarr të qëllimshëm nga ndonjë bari për të djegur kullotën.

Flash Lajme

Më të lexuarat