Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i bën thirrje tatimpaguesve, për të kryer pagesën mbi dividentin.

Ju sjellim në vëmendje se tatimi mbi dividentin është në shkallën 8%, nëse pagesa kryhet brenda datës 20 gusht 2019.

Po kështu, do të aplikohet shkalla tatimore 8% për fitimet e pashpërndara, të realizuara në vitet 2017 e më parë përfshirë, me kushtin që tatimi të paguhet brenda datës 30 shtator 2019.’’

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thekson se nëse nuk zbatohen kushtet e mësipërme për vitet 2018 e më përpara, tatimpaguesi do të paguajë 15% tatim mbi dividentin.

Flash Lajme

Më të lexuarat