Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësore.

Sipas informacionit paraprak, aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Varibop, ku një automjet i tipit “Benz”, i drejtuar nga shtetasi E.A.

, 46-vjeç ka përplasur për vdekje 35-vjeçaren me inicialet E.K.

Mësohet se policia ka bërë shoqërimin në Komisariatin e Policisë Fier të shtetasit E.A dhe po kryen veprimet proceduriale.

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Varibop, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.A, 46 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar me pasojë vdekje 35 vjeçaren E.K.(këmbësore).

Është bërë shoqërimi në Komisariatin e Policisë Fier i shtetasit E.A dhe po kryen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All