Agjencia e Trajtimit të Pronave zbardh hartën me katalogun  e objekteve shtetërore që do përdoren për kompensimin e pronarëve. 175 trojet që do të kompensohen me ligjin e ri dhe pronarët që kanë prioritet

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka publikuar listën e objekteve që do të shërbejnë për kompensimin fizik, pas inventarizimit të pronave në vend. Me ligjin në fuqi, kompensimi fizik aplikohet si formë alternative e kompensimit dhe do të ketë përparësi mbi kompensimin financiar. Agjencia më herët ka shpallur hartën e plotë, me objektet e fondit fizik dhe fondin e pronave bujqësore, ndërsa ka miratuar për gushtin objekte të pozicionuara në 12 qarqe të vendit. Sipas rregullave të reja, pronarët fitojnë kompensim fizik, vetëm nëse disponojnë një vendim përfundimtar njohjeje të pronës. Në ATP, ata duhet të paraqesin një kërkesë për kompensimin fizik së bashku vendimin përfundimtar të ish­-AKKP-së, ish-ZRKKP-së, ish-KKKP-së apo vendimin gjyqësor përkatës, që njeh të drejtën e kthimit dhe kompensimit të pronës, shoqëruar me plan­vendosjen e vendimit; vërtetim nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për statusin juridik të pronës që kërkohet, shoqëruar me kartelën e pasurisë dhe hartën treguese dhe vërtetimin nga bashkia se sipërfaqja e tokës nuk ka funksion publik. Si metoda të kompensimit fizik, shteti do të përfshijë edhe ankandin dhe përfitimin nga trojet shtetërore. Në ligjin aktual, thuhet se të gjitha subjektet që kanë një vendim përfundimtar, i cili ka njohur të drejtën për kompensim, pavarësisht rendit kronologjik, kanë të drejtë të marrin pjesë në ankand, nëse ata shprehin vullnetin me anë të kërkesës për të përfituar kompensim fizik nga fondi i tokës, pavarësisht rendit kronologjik.

Trojet

Për kryerjen e kompensimit fizik, prioritet kanë pronat publike brenda zonave me përparësi zhvillimin e turizmit, të përcaktuara në mbështetje të ligjit “Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin”. Trojet e dhëna me kompensim në zonat turistike duhet të përdoren vetëm në përputhje me masterplanin për zhvillimin e turizmit dhe planet rregulluese respektive të territorit, të miratuara në zbatim të tij. Sipërfaqet e caktuara për kompensim publikohen në Fletoren Zyrtare, duke bërë të ditur si kategoritë, ashtu edhe vlerat e tyre. Vlera e pronës që kompensohet nxirret, duke u bazuar në çmimin e tregut, llojin e pasurisë dhe qëllimin e përdorimit të saj, sipas standardeve ndërkombëtare të vlerësimit të pasurisë së paluajtshme. Procesit të vlerësimit të pronës, sipas përcaktimit në pikën 1 të nenit, i nënshtrohet toka edhe toka dhe objektet ndërtimore. Në këto të fundit përfshihen ndërtesat dhe strukturat inxhinierike, që e gëzojnë këtë cilësi sipas legjislacionit.

Nr.RrethiEmertimi i Objektit
1BeratTorneria, e Bordit të Kullimit Berat
2Berat“Gomisteri” dhe “Kovaçane” ne Berat
3BeratIsh-N/Repart AKA 2825 me vendodhje ne Kala, Berat [Zyra (objekti 1), Truproja (objekti 2), Dushe (objekti 3), Fjetine (objekti 4), Mence (objekti 5), Depo (objekti 6), Depo (objekti 7)].
4BulqizeDepo e qymyrit dhe zdruktaria
5BulqizeMagazina dhe kapanonet e automjeteve
6BulqizeMagazina e Gjeofizikes, me vendndodhje Bulqize
7BulqizeMagazina e tubave, me vendndodhje Bulqize
8BulqizeMagazina nr. 2, me vendndodhje ne Bulqize
9BulqizeMagazina nr.1, me vendndodhje ne Bulqize
10BulqizeMagazine nr.2 dhe Magazine e autotraktoreve, ne Bulqize
11BulqizeNdertese 1 kt e ish Magazines (vinç ure)
12BulqizeNdertese 1 kt e ish Magazines (vinç ure)
13BulqizeOfiçina, me vendndodhje ne Bulqize
14BulqizePjesa e mbetur e ish Kompleksit te Punetoreve, ne Bulqize
15BulqizeZyrat e katit te pare, me vendndodhje ne Bulqize
16DiberDepo drithi Arras ne administrim te DRBUMK Diber
17DiberDepo drithi, Kastriot, ne administrim te DRBUMK Diber
18DiberDy ambjente banimi
19DiberIsh Fabrika e qumeshtit, Peshkopi ne administrim te DRBUMK Diber
20DiberIsh Kopeshti i vjeter
21DiberIsh Ofiçina mekanike “Ramiz Varvarica”, Peshkopi
22DiberIsh reparti i tharjes se frutave, Pollazhan Peshkopi
23DiberKantina e pijeve, ne Peshkopi
24DiberKapanon makine, depo 3+4, dhe depo karburanti
25DiberMagazina e ish ekspedites, me vendndodhje ne Peshkopi
26DiberMagazine
27DiberMagazine 2 kateshe, Peshkopi, ish Ndermarrja Grumbullimit
28DiberMagazine e produktit te gatshem
29DiberMagazine nr.1, nr. 2, nr.3
30DiberOfiçina e re dhe mekanike
31DiberZyra, magazine, fabrika e vjeter dhe depo kati II
32DiberZyra, Depo 1+2, Zdrukthtaria dhe Ofiçina, Peshkopi
33MatDepo drithi dhe depo hark, ne Suç ne administrim te DRBUMK
34MatGodine 2 KT
35MatOficina, me vendndodhje ne Burrel
36MatSalla e mbledhjeve, me vendndodhje ne Burrel
37Mat“Magazine sektori 2 kat” dhe “Ofiçine mekanike” ne Burrel
38MatOficine e ish-Ndermarrjes Gjeologjike ne qytetin e Burrelit
39KlosNdertese e çerdhes se femijeve me vendndodhje ne Klos
40DiberMagazinat e vjetra dhe Kendi I kuq me vendndodhje ne Peshkopi
41DurresKati i dyte, Magazine 2 kat, ne Shkozet, ne administtim DSH Pyjor, Durres
42DurresKompleksi i hyrjes, magazine qendrore Nr.1 dhe 2
43DurresLibrari Manez
44DurresMagazine 3 kateshe, Shkozet
45Durres“Posta e Policise kufitare Romshpat”, ne Romshpat Durres
46KrujeIsh magazinat e Bordit te Kullimit, Kameras
47KrujeZyrat e ish Ndermarrjes tek Ura Gjoles
48Fushe-Kruje“Depo nr.1, 3 kat”, “Repart manipulimi, 3 kat”,”Depo nr.2, 3 kat”
49ElbasanObjekti nr. 504 (Reparti i ndihmes oficine)
50ElbasanPike furnizimi me karburant ne ish N. e Transportit
51GramshReparti ushtarak 5012/20 Çekrezë, Gramsh
52LibrazhdMence e bufe Skroske
53LibrazhdMence e hotel punetoresh, Xixillas
54LibrazhdPoligon i prodhimit te parafabrikateve Murrash, Librazhd
55ElbasanSiperfaqe trualli per kompensim fizik
56FierAmballazhimi
57FierAmbulance, ne Radostine, ne administrim te Ministrise se Shendetsise
58FierDepo e nitratit 314
59FierKabina transf. sek C3/210; Rep 172/210, Rep 145-152/210
60FierKulla e ftohjes 451
61FierLaboratori i urese se vjeter & gash i Uzines se Pleherave Azotike Fier
62FierQender shendetesore e vjeter, ne Levan, Fier
63FierReparti 313 (Reparti i prodhimit të Nitrat Amonit)
64FierStacioni mbushjes se bombulave H2
65FierReparti i ambalazhimit te urese 839/212, zyra e shefit ne Uzinen e plehrave azotike, Fier
66LushnjeDega e shperndarjes se karburanteve, ne Lushnje, ne administrim te “Petrol- Alba” sh.a
67LushnjeDepo drithi, depo plehu, depo sillazhi, koçek misri, padok vici
68TepeleneDush + Garderobe Pusi nr.1,
69TepeleneDush + Garderobe Pusi nr.1, me vendndodhje Dervishaj
70TepeleneLlambisteri Pusi nr. 1, me vendndodhje ne Zhapokike
71TepeleneLlambisteri Pusi nr. 2, me vendndodhje ne Dervishaj
72TepeleneMagazinat e Fabrikes, me vendndodhje Zhapokike
73TepeleneMenca e Punetoreve Pusi 2, me vendndodhje Dervishaj
74TepeleneMenca e sektorit Pusi nr.1, me vendndodhje Zhapokike
75TepeleneSalla e kompresoreve nr. 2 me vendndodhje ne Dervishaj
76TepeleneZyrat + Magazine, me vendndodhje ne Zhapokike
77TepeleneZyrat e Fabrikes Pusi nr. 1, me vendndodhje Zhapokike
78TepeleneZyrat e sektorit Pusi nr. 2, me vendndodhje ne Dervishaj
79GjirokasterPosta e policise kufitare Koshovice, ne Dropull i siperm
80Zagori“Kompani KA” ne Çajup
81TepeleneLibrari në Sinanaj
82DropullFjetinë dhe Mencë e kuzhinë të Postës së Policisë Kufitare Llongo
83PermetOfiçina, Garazh makine dhe Godine roje ne Permet
84DropullIsh – Ambulanca (kati perdhe) me vendndodhje ne Vrisera
85PermetPosta e Policise Kufitare Mesare ne Permet
86GjirokasterIsh-Laboratori I Drejtorise Rajonale te Bujqesise dhe Ushqimit ne qytetin e Gjirokastres
87KolonjeMagazine ne Erseke, ne administrim te N “Goma” Durres
88KorçeDepo 2 kt Nr. 9 Korçe
89KorçeDepo materialesh
90KorçeDepo patatesh nr. 6
91KorçeDushe, garderobe, llambisteri dhe Mence-zyra, sektori Traverbangut ne Mborje-Drenove
92KorçeIsh Magazine letre ne Korçe, ne administrim te Bashkise
93KorçeIsh Ndertesa e kopshtit, çerdhe, ambulance, Leminot
94KorçeMagazine e produktit te gatshem te pjeseve te kembimit
95KorçeNdertesa e fjetores Nr.1
96KorçeNdertesa e fjetores Nr.2
97KorçeNdertesa e fjetores se familjareve Nr.2
98KorçeStalla, e ish NB Maliq Sektori Sheqeras, ne Vreshtas
99KorçeHotel i Beqarëve, me vendndodhje ne Drenove, adm. “Albminiera” Sh.a
100KorçeObjekti nr.7 “Ambient saldimi” i Fabrikes se Çorapeve, Korçë
101KorçeDepo ne Libonik
102Devoll“Depo patatesh” ne adm. te Ndermarrjes se Inputeve Bujqesore Vishocice, Bilisht
103Pogradec“Çerdhe tek lumi i qytetit” ne Pogradec
104PogradecBunkier i mineralit te copetuar, Fabrika e pasurimit, Guri Kuq
105PogradecEstakade ajrore nr.3,bashke me nyjen e ringarkimit nr.1
106PogradecRezervuar uji H-900
107PogradecZyra dhe laburatori, ne  Memelisht, Pogradec, ne administrim te Albminiera, sh.a.Tirane
108PogradecDepo drithi, Depo drithi (pranë peshores), Peshore automobilistike 20 ton
109KolonjeReparti I marangozit ne Erseke
110KorçeObjekti nr.6 Magazina e Fabrikes se Çorapeve me vendndodhje ne Korçe
111HasTotal objektet Depo oksigjeni, Hangar 1,2,3 dhe Magazina e NB
112HasIsh ambulanca dhe farmaci 2KT, Krume
113HasIsh Çerdhe ne Krume
114HasIsh ndermarrja komunale, ne Krume
115HasIsh Zyrat e sektorit te ujrave, ne Krume
116HasKantina grupi 2 kat Qafe-Tobel, ne Has
117HasMagazine pjese kembimi, ne Has
118HasOfiçina 2 KT dhe Vendroje e NB, ne Krume
119Has“Apartament” i Degës së Thesarit
120KukesHotel i ri, ne Kukes
121KukesIsh Hotel Parku, Kukes
122KukesIsh Reparti ushtarak 6600 BrK, ne Drinas, Kolsh, Kukes
123KukesKati i trete i Sherbimit Gjeollogjik,Kukes
124KukesMagazine e ish PAM Kukes
125KukesMagazine nr.6, Kukes
126KukesReparti i prodhimit te veshjeve te ushtrise, Kukes
127KukesSalla e mbledhjeve, ish Komiteti Partise, Kukes
128KukesZyra, Magazine, Borje Kukes
129KukesZyra, Magazine ne Bushtrice Kukes
130TropojeFurre gelqere, Bajram Curri
131TropojeIsh Fabrika e bukes, ne Bajram Curri
132TropojeIsh Zyrat e komunes (Zyrat e vjetra) ne Llugaj
133TropojeLibrari
134TropojeLibrari Fierze
135TropojeMagazine e ish Ndermarrjes se Kullotave, Tropoje
136TropojeMagazine nr.1, nr. 2, nr.3, ne Bajram Curri,ne administ. N “Goma” DR
137TropojePike shperndarje karburanti ne Kam
138TropojeZyra e vjeter dhe Magazine e ofiçine
139TropojeIsh shtepia e pioneritne qytetin Bajram Curri
140KurbinFarmaci Milot
141KurbinLinja e prodhimit te Letres
142KurbinPasuri nr.43/2,pjese e ish Rep.Usht te Nderlidh nr.7720/1
143LezheIsh ndërmarrja e Bonifikimit, Lezhe
144MirditeGarazhd,Ofiçine,Banjo,Vendroje, ne Rreshen Bordi Kullimit Lezhe
145MirditeIsh Laborator dentar, ne Rreshen
146MirditeKapanoni i automjeteve nr. 1, me vendndodhje ne Rubik
147MirditeKapanoni i automjeteve nr. 2, me vendndodhje ne Rubik
148MirditeKapanoni i autooficines
149MirditeLaboratori, me vendndodhje ne Rubik
150MirditeLibrari, ne Klos administrim “Shperndarja e Librit shkollor”
151MirditeNdertese dy kateshe e zyrave (kati i pare)
152MirditeVendroja, me vendndodhje ne Rubik
153Mirdite“Zyra 2 kate”, “Zyra 1 kat”, “Magazina 1 kat nr.1”,  “Magazina 1 kat nr.2”
154MirditeIsh zyrat e tregetise Rreshen
155KurbinKantina e verës në Milot
156MirditeNFK Nderfushas ne Rreshen
157PukeIsh Hoteli i Ushtarakeve, ne Puke, ne administrim te Min. Mbrojtjes
158ShkoderShtepia e peshkatarit Dajlan
159Vau I DejësNdërtesë e grupit Spathar
160PukëNdërtesa e grupit Qafë-Qele, Sektori Shkodër
161PukeGrupi Puke – Kroi I Zojes me vendndodhje ne Fushe Arrez
162PukeGrupi Puke me vendndodhje ne Fushe Arrez
163Vau I DejësNdertese e sektorit Mjede me vendndodhje ne Mjede, Shkoder
164Malesi e madheNdertese e grupit Aliaj-Kastrat me vendndodhje ne Aliaj
165Vau I DejësNdertesa e grupit Bushat, Sektori Shkoder ne Bushat
166ShkoderNdertesa e grupit Ura e Bunes ne Shkoder
167SarandeDhome e ish Laboratorit te ushqimit, ne Sarande, ne administrim te DRBUMK Vlore
168SarandeObjektet e Postes Kufitare, Stillo:”Godina Kryesore”,”Depo minash”, “Kashun qeni’, “Tualet”
169SarandeOfiçine, Sarande
170VlorePosta e policise kufitare, Vllahine
171VlorePosta e policise, Selenice
172VloreStacioni i pompave ushqyese (skrapit) ne Kote
173Vlore“Stacioni i pompave te ujitjes nr.1, Jonufer” Rradhime, ne adm. te Drejtorise se Ujrave
174VloreShtabi i Repartit Ushtarak 3080 (ish 3915), në Babicë
175Delvine“Fabrike luledielli” dhe “Depo luledielli”

Flash Lajme

Më të lexuarat