Mbështetësit e Partisë Demokratike në Shkodër kanë sulmuar jashtë mjediseve të bibliotekës deputetin Tom Doshi.

Incidentet ndodhën pas përfundimit të mbledhjes për konstituimin e këshillit bashkiak, ku Doshi ishte ndër të parët që doli nga mbledhje.

Protestuesit u vunë në ndjekje të tyre dhe kanë lëshuar drejt tij shishe plastike. Tom Doshi reagoi vetëm duke buzëqeshur dhe vazhdoi rrugën e tij.

“Sot mora pjesë në mbledhjen e këshillit bashkiak si aleat i PS, për të tjera vendimet i merr Rama”- ka thënë Doshi, duke shtuar se ata qe nuk morën pjesë në zgjedhje nuk kanë të drejtë të protestojnë.

Përplasje janë shënuar gjatë marshim-protestës së sotme, që kulmuan me momentin kur protestuesit rrëzuan në tokë një prej efektivëve të policisë.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All