Partia Demokratike dega Shkodër ka reaguar pas konstituimit të Këshillit nga ana e Maxhorancës, një proces ku nuk mungoi tensioni dhe përplasjet mes protestuesve dhe policisë.

Sipas PD, Policia e Shkodrës ka arrestuar disa protestues që ishin në mbështetje të opozitës.

Dega lokale njofton se në mesin e të arrestuarve është edhe kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Arvit Bushati.

Mbështetësit e Partisë Demokratike në Shkodër u përplasën me Policinë, ndërsa në ambientet e brendshme të Bibliotekës së Universitetit po mbahej mbledhja për konstituimin e Këshillit të Bashkisë Shkodër.

Reagimi i PD Shkodër:

Shkodra nuk iu përkul komunizmit e kurrsesi nuk do ta pranojë as përkuljen ndaj Edvin Ramës!

Protesta e sotshme ishte shprehja më e qartë e vullnetit të qytetarëve të Shkodrës,e konstituimi i këshillit ilegjitim bashkiak, asgjë tjetër veç një shfaqje e turpshme që kurrsesi nuk i ngjan një konstituimi të vërtetë, kur vendi i organizimit ndërrohet në sekondën e fundit e mbledhja organizohet me prezencën e forcave të FNSH-së. Një shfaqje qesharake brenda një celule të uzurpuar me forcë nga klika e Ramës. Shfaqje që vazhdon me arrestimet politike njësoj si etërit e tyre, në mes të të arrestuarve edhe kryetari i forumit rinor të Partisë Demokratike, Shkodër Arvit Bushati.

Ne jemi të gatshëm të mbrojmë me çdo kusht Shkodrën nga pushtimi i Rilindasve të cilët përveç krimit e drogës nuk ndjellin kurrë asgjë të mirë.

Të gjithë bashkë për të mos pranuar që e keqja të mbysë djepin e demokracisë !

#partiademokratikeShkodër #pd

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All