Edhe këtë mëngjes në rrugën e Fushë-Krujës ka patur fluks të mjeteve dhe trafiku është rënduar jashtë mase. Një nga shkaqet kryesore për këtë situatë, e cila vazhdon për më shumë se dy javë është numri i lartë i mjeteve që udhëton drejt jugut apo drejt veriut, sikurse dhe punimet në urën e Fushë-Krujës.

Gjatë ditës së djeshme, trafiku nisi nga mëngjesi dhe po me të njëjtin rëndesë ishte deri në mesnatë. E pakalueshme u bë gjatë ditës së djeshme dhe rruga në drejtim të Rinasit, Durrësit apo jugut të Shqipërisë.

Flash Lajme

Më të lexuarat