Një ditë më parë kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, dërgoi një letër ku thoshte se qeveria ka bllokuar fondet. Zëdhënësja e Ministrisë së ekonomisë dhe financave, Violeta Shqalsi thotë se: “Lidhur me situatën e krijuar në Bashkinë Shkodër, ju bëjmë me dije, se strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i kanë ndjekur nga afër këto procedura në përputhje më legjislacionin në fuqi.

Përsa i përket kësaj situate, Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron se: ”Ditën e djeshme janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit, Shkodër, të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore”.

Për këtë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit dhe Dega e Thesarit, Shkodër, ka gjithë dokumentacionin e nevojshëm përsa më sipër. Kështu që bazuar mbi të gjitha këto arsyetime që paraqitëm më lart, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ju bën me dije, se ky dikaster është në funksion të zbatimit të ligjit për të gjithë qytetarët njësoj pa dallime”. /TCH/

Flash Lajme

Më të lexuarat