Kreu i partisë “Zgjidhja” Koço Kokëdhima u shpreh ngushëllimet familjarëve të aktorit Shpëtim Zani, i cili u nda sot nga jeta.

“Kinematografia shqiptare humbi sot edhe një emër shumë të dashur.

Shpëtim Zani, i njohur nga roli ‘Coli’ në filmin ‘Debatik’ të regjisorit Hysen Hakani, u shua sot. Ngushëllime familjes dhe të afërmve”, shkruan Kokëdhima në “Twitter”, duke i bashkëngjitur postimit një foto nga filmi “Debatik” ku Shpëtim Zani fitoi zemrën e publikut me rolin e “Colit”.

Kujtojmë që ishte viti i largët 1960 kur regjisori i mirënjohur Hysen Hakani e përzgjodhi Shpëtim Zanin për rolin kryesor në filmin “Debatik”. Ndonëse karriera kinematografike e aktorit u ndërpre herët, mjaftoi ky rol që ai te mbetej i paharrueshëm në kujtesën e publikut.

Flash Lajme

Më të lexuarat