Një i ri nga Shqipëria është ndaluar nga policia në Maltë pasi tentoi të korruptojë një zyrtar në kufi.

Endrit Hushi, 24 vjeç, futi në mes të pasaportës së vëllait 20€ në mënyrë që oficeri i policisë së kufirit ta lejonte të kalonte.

Gjatë kontrollit të aeroport, punonjës të emigracionit kishin vendosur të merrnin në pyetje vëllain e 24-vjeçarit dhe ky i fundit i frikësuar se mos policia nuk do ti lejonte hyrjen të vëllait kishte tentuar të korruptonte zyrtarin.

Para gjykatës Endrit Hushi pranoi se i futi paratë në pasaportën e të vëllait që t’ia jepte zyrtarit të imigracionit. Për këtë vepër penale gjykata vendosi ta dënojë atë me 6 muaj burg.

Flash Lajme

Më të lexuarat