Një 66-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Korçë pasi posedonte pa leje në banesë armë zjarri dhe pajisje shpërthyese si dhe municione luftarake.

Uniformat blu të Korçës, bëjnë me dije se në fshatin Drenovë kishte konflikt në një familje, dhe se i zoti i banesës posedonte armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe falë veprimeve të shpejta parandaluan përshkallëzimin e konfliktit që mund të sillte pasoja të rënda për jetën.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin P.Th., 66 vjeç, i cili po konfliktohej me djalin e tij.

Njoftimi i policisë:

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti në një familje

Arrestohet në flagrancë 66-vjeçari, i cili posedonte pa leje në banesë armë zjarri, pajisje shpërthyese dhe municione luftarake.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Drenovë kishte konflikt në një familje, dhe se i zoti i banesës posedonte armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe falë veprimeve të shpejta parandaluan përshkallëzimin e konflikit që mund të sillte pasoja të rënda për jetën.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin P.Th., 66 vjeç, i cili po konfliktohej me djalin e tij.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, municione luftarake, si edhe pajisje shpërthyese.

Materialet në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All