Zv/Ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka njoftuar se gjatë muajit gusht në sportelet ALEAT, në Qendrat e Integruara ADISA janë regjistruar 3 009 aplikime për Letërnjoftim Elektronik dhe 1 027 aplikime për Passaportë Biometrike

Sipas zv/Ministres së Brendshme, puna në sportelet e ALEAT në Qendrat e Integruara ADISA, vijon me intensitet. “Vetëm në muajin Gusht 2019 janë kryer, 3009 aplikime për Letërnjoftim Elektronik dhe 1027 aplikime për pasaportë Biometrike. Qytetarë që shërbehen në kushtet më komode të ofruara ndonjëherë në vendin tonë. Shërbime të standardizuara si asnjëherë më parë!”, thekson Voda.

Zv/ministrja Voda bën të ditur se këto zyra do të jenë të hapura dhe të shtunën. “Qytetarë, ditën e shtunë, zyrat e aplikimit të “Aleat” janë të hapura”.

Voda ka bërë të ditur se edhe gjatë muajit korrik ka pasur numër të lartë aplikimesh, por muaji guasht ka pasur një bum sa i takon aplikimeve. “Në fakt nga 1 milion e 400 mijë aplikues në total për karta të reja identiteti, në korrik, ne kemi pasur 500 mijë qytetarë që kanë aplikuar. Po flas për korrikun, por në fakt gushti ka qenë një bum i vërtetë. Fluksi ka qenë shumë i madh”, theksoi Voda.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All