Një shtetas është arrestuar në Tiranë për shkak se rezulton i dënuar në Itali për përdhunim.

Operacioni u zhvillua nga Sektori i Forcës së Posaçme Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana, dhe si rezultat i të cilit, në rrugën ”Arkitekt Sinani”, Tiranë, u bë e mundur kapja e 30-vjeçarit E.B.

Gjykata e Apelit Milano/ Itali e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet burg për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, “Rrëmbim” dhe vepra të tjera.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë punën për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Flash Lajme

Më të lexuarat