Ngjarja e rëndë mbrëmjen e sotme ,në Fier, ku gjatë një sherri mes dy grupeve të rinjsh mbetën të plagosur 4 persona, ka tronditur qytetin e Fierit.

Drejtori i Policisë së Fierit, Andon Marko tha për mediat se janë arrestuar 2 persona, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.

Marko tha se po bëhet kontroll në banesën e personit që është shpallur në kërkim policor, por nuk bëri të ditur emrat e personave të përfshirë në ngjarje.

Drejtori i Policisë së Fierit, Anton Marku tregoi për mediet ngjarjen. “Personat që kanë qenë pjesë e sherrit janë të identifikuar. Në momentin që personat e dëmtuar kanë ardhur në spitalin e Fierit ka ndodhur një incident, ku policit të patrullës i kanë marrë armën nga brezi dhe ka qëlluar ndaj dy personave që ata kishin konfliktin e mëparshëm. Kemi shoqëruar dy persona dhe po punojmë për kapjen e dy të tjerëve. Kjo ngjarje po hetohet, për tu zbardhur plotësisht. Janë qëlluar dy persona me armë dhe dy janë dëmtuar me sende të forta”, sqaroi Andon Marko.

VIDEO

Flash Lajme

Më të lexuarat