Një person është mbytur mëngjesin e sotëm në plazhin e Shëngjinit. Ngjarja e rëndë ndodhi pak minuta më parë, ndërsa duke iu referuar informacioneve paraprake, mësohet se personi që ka humbur jetën është Besnik Marlika, 78 vjeç nga Kruja.

Policia është njoftuar nga pushuesit, te cilët kanë nxjerrë trupin e pajetë në breg.

Sipas familjarëve viktima Besnik Marlika nga Kruja, 78 vjeç vuante nga diabeti, dhe pak minuta pasi është futur në det dyshohet të ketë humbur ndjenjat dhe ka pësuar infarkt.

Flash Lajme

Më të lexuarat