4 vajzat e familjes Karazajmi kanë një shtëpi të re në Tiranë. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, sipas së cilës nuk ka emocion më të bukur sesa të qënit bashkë për të ndihmuar.

“Prej ditës së djeshme, 4 vajzat e familjes Karazajmi janë banoret më të reja të Tiranës. Me mbështetjen e qindra qytetarëve, të cilët iu bashkuan nismës së “Fundjava Ndryshe” ato kanë tashmë një shtëpi të re, shumë pranë shkollës së tyre”, shprehet ajo.

Po ashtu, Xhaçka shton se: ”Nuk ka emocion më të bukur sesa të qenit bashkë në ndihmë të 4 vajzave, prindërit e të cilave humbën jetën pak muaj më parë, si pasojë e një aksidenti. Faleminderit gjithkujt prej jush për solidaritetin dhe mbështetjen”.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All