Gjykata e Tiranës vendosi të pushojë hetimin e nisur ndaj Emiliano Shullazit për akuzën e “pastrimit të parave”. I dënuari me 14 vjet burg nga Krimet e Rënda si kreu i një grupi kriminal gjobëvënësish dyshohej se kishte konsumuar këtë vepër teksa u bë pronar i një pjese të ish-hotel Vollgës në Durrës.

Sipas A2CNN, me kërkesë të prokurorisë, hetimi për akuzën e “pastrimit të parave” u pushua edhe për biznesmenin Ylvi Beqja, personi që i premtoi 20 përqind të ish-Vollgës Shullazit nëse e ndihmonte në regjistrimin e kësaj prone.

Biznesmeni është i njëjti që e denoncoi Shullazin më vonë për “gjobëvënie” dhe pasi u bë “bashkëpunëtor i drejtësisë” dëshmoi kundër tij në gjykatë. Bashkë me Shullazin e Beqjen, në hetimin e nisur në vitin 2018, prokuroria ka verifikuar edhe veprimet e tre gjyqtarëve të Gjykatës së Durrësit Vladimir Skënderi, Dhurata Billo e Ndue Gjura, si edhe të ish-kryesekretares e ish-kancelares së gjykatës.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All