Kriza politike ne vend duket se vijon të jetë në vëmendjen e ndërkombëtarëve dhe sidomos në atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët do të dërgojnë për një vizitë zyrtare drejtorin e ri të Ballkanit në Departamentin e Shtetit.

Mësohet se në Tiranë do të mbërrij David Kostelancik, i cili pritet të takohet me zyrtarë të lartë të vendit tonë.

Pritet që ai të zhvillojë takime me secilën palë me në fokus krizën politike, ku nga njëra anë opozita nuk pranon të dialogojë me Edi Ramën kryeministër, ndërsa maxhoranca nuk ka bërë ndonjë përpjekje për bisedime.

Kostelancik është një diplomat karriere, ndërsa e njeh mirë realitetin politik dhe social në Shqipëri, për faktin se më herët  ka qenë pjesë e  stafit të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Flash Lajme

Më të lexuarat