Është duke u zhvilluar sot mbledhja e Këshillit Kombëtar të Territorit, ku në fokus të diskutimit është miratimi i Vendimit për zgjerimin e Parkut të Tomorrit.

Ministri i Turizmit Blendi Klosi në një komunikim për mediat para mbledhjes ku do të merret vendimi, u shpreh se qeveria është e vendosur për t’i dhënë fund shfrytëzimit pa asnjë kriter të pasurisë natyrore të Malit

“Jemi para vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit. Vendimi i Berishës në 2012 kur shpalli zonë të mbrojtur malin e Tomorrit përjashtoi këtë zonë, e cila u krijua si gangrenë, ku na kërkohet të rikuperojmë një gabim që nëse 7 vite më parë do ishte bërë në mënyrë të ndershme nga politika e asaj kohe do të kishim një zonë të mbrojtur, pasi ky është mal me vlera ekonomike, mbrojtje të kaq shumë speciesh dhe që kjo zonë të mos ishte e degraduar nga ata që po e shfrytëzojnë për marrjen e gurëve edhe në zonën e mbrojtur”, u shpreh Klosi.

“Vendimi i 2018 u rrëzua me një vendim absurd nga gjykata që kërkoi që procedura të vinte edhe në KKT. Mali i Tomorrit duhet mbrojtur. Kjo katrahurë nuk duhet të vijojë. Mbrojtje do të ketë edhe për basenin ujor të Bogovës, që rrezikon cilësinë e ujit për Beratin dhe Skraparin. Shumë shpejt do të kalojnë në skaner guroret për aktivitetin e tyre, do të kërkojmë të kthejmë në vend padrejtësinë historike që i është bërë këtij komuniteti dhe mali”, u shpreh ministri Klosi.

Qeveria vendosi një vit më parë që ta kthente në park kombëtar të gjithë Malin e Tomorrit, por Gjykata e Apelit Administrativ vendosi më 17 korrik që të shfuqizojë vendimin për ndalimin e shkatërrimit të Malit të Tomorrit nga kompanitë që nxjerrin pllaka guri.

Gjykata e quan të paligjshëm vendimin e qeverisë dhe kërkon që kompanitë që shkatërruan malin e Tomorrit të rikthehen në punë duke sjellë përplasjen me policinë, ndërsa institucionet janë të vendosura për të mos lejuar shkatërrimin e malit.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All