Dosja “339/1” për hetimin e shitblerjes së votave në zonën e Durrësit ku është i dyshuar edhe ish-kryebashkiaku Vangjush Dako do të jetë e para që do ti kalojë për kompetencë Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK.

Kjo e fundit do të marrë disa prej dosjeve që aktualisht ndodhen në hetim nga Krimet e Rënda.

Gent Ibrahimi: Vepra penale që aktualisht hetohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda do të transferohen për hetim në Prokurorinë e Posaçme.

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë bërë të ditur për RTV Ora se prokurorët që kanë aktualisht në dorë hetimin e dosjes nuk janë duke kryer hetime të tjera me qëllim që ato të kryhen nga prokurorët e SPAK që do të marrin në dorë hetimin.

Marrja në pyetje e personave të hetuar për këtë dosje nisi dy muaj më parë me ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, i cili për gati pesë orë dha sqarime në Prokurinë e Krimeve të Rënda.

Dako u pyet në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen dhe jo si person nën hetim.

Mësohet se ai ka treguar rrethanat e njohjes me Avdylajt dhe personat e tjerë që janë përgjuar nga Prokuroria.

Dako nuk i ka mohuar bisedat telefonike me vëllezërit Avdylaj dhe i ka paraqitur komunikimet me ta si të barabarta me qytetarët që e mbështesin në zgjedhje.

Peng i dosjes sipas kryeprokurores së përkohshme Arta Marku kanë qenë CD-të e pazbardhura.

/Ora News

Flash Lajme

Më të lexuarat