Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka dalë në një konferencë për mediat ku lidhur me zbatimin e Planit Operacional kundër informalitetit. Në fjalën e saj, Denaj deklaroi se kanë mbërritur 1233 denoncime nga qytetarët, e ndërsa vuri theksin tek efektet që ka dhënë ky aksion, nga bëhet e ditur se vetëm në muajin gusht janë deklaruar 8 mijë punonjës.

Ajo tha se ky operacion në ditët në vijim do të fokusohet pikërisht tek deklarimi i punonjësve, ku në fokus do të jetë Inspektorati i Punës, me qëllim uljen e numrit të aksidenteve në punë dhe kundër informalitetit.

Flash Lajme

Më të lexuarat