Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar rreth orës 19:50 të së enjtes mbrëma (5 shtator). Sipas njoftimeve të IGJEUM tërmeti ka qenë 3.8 ballë i shkallës Rihter.

Epiqendra e tij ka qenë fshati Frashër në Gjirokastër, nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.

Lëkundjet janë ndjerë dhe në Himarë e Sarandë. Mes banorëve ka patur momente paniku.

Veçanërisht banorët e ndërtesave të larta janë larguar nga banesat e tyre dhe kanë dalë në ambiente të hapura.

Autoritetet kanë bërë thirrje për qetësi dhe durim, deri sipas tyre për sqarimin e situatës.

Flash Lajme

Më të lexuarat