Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi është futur në një banesë për të grabitur por pronarja e shtëpisë e diktoi dhe më pas njoftoi policinë.
Sakaq, shtetasi me iniciale G.D., 32 vjeç, banues në Babrru, kishte hyrë për të vjedhur në banesën e shtetases me iniciale A.L., 33 vjeçe, e cila sapo ka parë të riun ka njoftuar policinë.
Ndërkaq, policia me marrjen e njoftimit ka mbërritur menjëherë në banesë dhe në banesën e shtetases A.L., e kanë kapur në flagrancë 32-vjeçarin.
Njoftimi i policisë:
Hyn në një banesë për të vjedhur, por diktohet nga pronarja e banesës e cila njofton Policinë.
Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë është vënë në pranga autori.
Shërbimet e Komisariatit Nr.5, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:
G.D., 32 vjeç, banues Babrru/Kamëz.
shtetas në rrugën “Halit Haxhia” kishte hyrë për të vjedhur në banesën e shtetas A. L., 33 vjeçe, e cila sapo ka parë të riun ka njoftuar policinë. Me marrjen e njoftimit shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në adresën e dhënë ku kanë konstatuar brenda në banesën e shtetases A. L., 32-vjeçarin të cilin e kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë”.