Gjykata e Apelit ka lënë në burg personat e arrestuar për vrasjen e 26-vjeçarit, Indrit Çelajt.

Tre të akuzuarit si të përfshirë në vrasjen e Çelajt, shtetasit Bujar Kusi, Ferdinant Bakalli, Luan Caka dhe Ali Sula kishin kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit.

“Vendimi  i Gjykatës së Tiranës është i bazuar në fakte e prova. Të  tre të dyshuarit jo vetëm që nuk kanë kallëzuar krimin, por kanë kryer edhe veprime konkrete për fshehjen e të vërtetës. Me përjashtim të Luan Cakës, i cili ishte shok me viktimën dhe për të cilin heqim dorë nga ankimi, për të tjerët kërkojmë lënien në fuqi të vendimit Të Gjykatës Tiranë”, tha Prokurori i çështjes.

Gjykata dha masën “Arrest me burg” për Bujar Kusin, 54 vjeç, babai i Albano dhe Griseldo Kusit, Ali Sulën dhe Ferdinand Bakallin, ky i fundit pronari i firmës ku ishte punësuar Indriti.

Ndërsa u la në fuqi masa ‘Arrest në shtëpi’ për Luan Çakën, i cili ka qenë punëtor në rikonstruksionin e vilës.

Kujtojmë se vrasja për kondicionerin ndodhi në 22 gusht në vilën e familjes Kusi në Tiranë dhe policia vijon në jetë në kërkim dy vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi.

Flash Lajme

Më të lexuarat